Arte
Aktorja kosovare  fiton si aktorja më e mirë në Festivalin e Filmit në Valencia
Demokracia
19:21 | 26 Qershor 2021

Share:

Lajmet e mira nga kinematografia kosovare po duket sikur nuk kanë të ndalur.

Aktorja Kosovare Krasniqi është  zgjedhur fituese e çmimit “Aktorja më e mirë në rol kryesor”, në Festivalin e Filmit në Valencia.

Krasniqi arriti të triumfojë në këtë kategori si aktorja kryesore në filmin “Në kërkim të Venerës”.

Lajmin për suksesin e aktores e ka bërë të ditur Qendra Kinematografike Kosovare, përmes një njoftimi në rrjetin social Facebook.

“Kosovare Krasniqi triumfon në Festivalin e Filmit në Valencia të Spanjës duke u zgjedhur si aktorja më e mirë në rol kryesor për filmin “Në kërkim të Venerës” të regjisorës Norika Sefa! Urime”, shkruan QKK në Facebook.

Të ngjashme