Arte
Aktorja e njohur Arlene Golonka ka ndërruar jetë
Demokracia
13:58 | 02 Qershor 2021

Share:

Aktorja amerikane Arlene Golonka, e njohur më së shumti për portretizimin e Millie Swanson në serinë e viteve 1968-1971 “Mayberry RFD”, ka ndërruar jetë të hënën në moshën 85-vjeçare.

Lajmin për vdekjen e aktores e bëri të ditur mbesa e saj, Stephanie Morton, e cila tha se Golonka kishte vuajtur nga sëmundja Alzheimer dhe se ndërroi jetë në West Hollywood.

Artistja studioi teatër derisa u zhvendos në New York në moshën 19 vjeçare, ku do të vazhdonte me role në shfaqje përfshirë: The Night Circus”, “Come Blow Your Horn”, “One Flew Over the Cuckoo’s Nest”.

Rolet e tjera në film përfshijnë: “Airport 77”, “The Busy Body”, “The In-Laws”, “Love at First Bite” dhe “Hang ‘Em High”. /Demokracia.com/

Të ngjashme