Arte
Aktorja ameriane Jane Fonda do të nderohet për veprimtarinë e saj
Demokracia
10:06 | 27 Janar 2021

Share:

Aktorja amerikane Jane Fonda do të nderohet për arritjet e saj me një çmim ‘Golden Globes’ të muajit tjetër, të cilat festojnë përsosmërinë në film dhe TV.

“Talenti i saj i pamohueshëm e ka sjellë atë nivelin më të lartë të njohjes,” tha Shoqata e Shtypit të Huaj Hollywood (HFPA) – organizatori i ceremonies, raportojnë mediat e huaja, transmeton Demokracia.com

“Ndërsa jeta e saj profesionale ka marrë shumë kthesa, angazhimi i saj i palëkundur për të bërë ndryshime ka mbetur”.

Fonda, 83 vjeç, ka pasur një karrierë vezulluese të aktrimit për gjashtë dekada.

HFPA tha se asaj do t’i jepej Çmimi Cecil B deMille në ceremoninë vjetore në Beverly Hills, Kaliforni, më 28 Shkurt.

Aktorja fituese e Oskarit bëri debutimin e saj në 1960, më vonë u bë një nga yjet më të ndritshëm të Hollivudit me filma si Barbarella, Nine to Five dhe On Golden Pond.

Performanca e saj më e fundit ishte në serialin komik të Netflix, Grace dhe Frankie.

Fonda është gjithashtu e njohur si aktiviste politike, së fundmi si një aktiviste kundër ndryshimit të klimës. Ajo është arrestuar disa herë gjatë protestave dhe shpreson që veprimet e saj të kenë rritur ndërgjegjësimin. /Demokracia.com

Të ngjashme