Arte
Aktori ‘zbulon’ detaje të reja për serialin e ri të David Lynch
Demokracia
19:43 | 31 Mars 2021

Share:

Në nëntor të vitit të kaluar, në një video intersante (si zakonisht) të raportimeve ditore për motin, David Lynch zbuloi se ai ishte duke punuar në një serial të ri televiziv. 

Xhirimet për serialin i cili do të shfaqet në Netflix – me titull të punës Wisteria, ose Unrecorded Night do të fillojnë në maj 2021, mirëpo regjisori po tregon vetëm detaje të pakapshme lidhur me historinë që do të trajtohet, transmeton Demokracia.com

Disa fansa të Lynch, mendojnë se ylli i Twin Peaks dhe bashkëpunëtori i tij prej shumë kohësh, Kyle MacLachlan, po zbulon për serialin përmes rrjeteve sociale.

Aktori ka postuar në Instagram një fotografi me lule të cilat quhen wisteria në të cilën ai shkruan “Beeutiful” dhe etiketon “#ëisteria”

Në komente, fansat e MacLachlan kanë qenë të shpejtë për të kuptuar referencën e mundshme për seritë e reja të Lynch, me një përdorues që sugjeron që ai “në thelb po konfirmon” se do të luajë një rol më seri. Një tjetër thjesht pyet: “A është kjo ajo që unë mendoj se është?”.

Nëse është kështu, përfshirja e MacLachlan nuk do të ishte e habitshme. Pasi bëri debutimin e tij në filmin Dune të Lynch, ai vazhdoi me një rol tjetër kryesor në Blue Velvet, dhe pastaj portretizon Agent Cooper në Twin Peaks.

Në vitin 2017, ai gjithashtu luajti në Twin Peaks: The Return, duke i thënë Dazed se ishte “i entuziazmuar” që po punonte përsëri me Lynch.

Sipas listës që u shfaq për herë të parë në numrin e 26 nëntorit të Production Weekly, Wisteria, ose Unrecorded Night, do të shkruhet dhe drejtohet nga Lynch. Ish-bashkëpunëtorja e tij Sabrina S. Sutherland do të bëj produksionin, ndërsa kinematografi i tij afatgjatë Peter Deming është renditur si drejtor i fotografisë./Demokracia.com/

Të ngjashme