Arte
Aktori që portretizoi Tarzanin supozohet se ka vdekur
Demokracia
12:16 | 31 Maj 2021

Share:

Aktori amerikan Joe Lara, i njohur më shumë për rolin e Tarzan, supozohet se ka vdekur pas një përplasje aeroplani në Tenesi.

58-vjeçari është në mesin e shtatë personave që besohet se u vranë, pas përplasjes së aeroplanit në një liqen afër qytetit Smyrna të shtunën, transmeton Demokracia.com.

Gjithashtu edhe gruaja e tij, Gwen Shamblin Lara është në mesin e viktimave.

Punëtorët e shpëtimit thonë se gjetën pjesë të aeroplanit dhe mbetje të njerëzve në vendin e rrëzimit.

Lara luajti rolin kryesor në filmin televiziv të vitit 1989, “Tarzan në Manhattan” para se të përsëriste rolin në serialin televiziv “Tarzan: Aventurat Epike”.

Ai hoqi dorë nga aktrimi në vitin 2002 për të ndjekur një karrierë në muzikën country. /Demokracia.com/

Të ngjashme