Arte
Aktori ka refuzuar pagesën marramendëse për të qenë e pjesë e sezonës së dytë të Bridgerton
Demokracia
19:52 | 07 Prill 2021

Share:

Regé-Jean Page sipas raportimeve ka refuzuar një shumë prej 250 000 funtash për të qenë pjesë e sezonës së dytë.

Javën e kaluar u bë publik lajmi se aktori që luan rolin e Dukës së Hasting nuk do të paraqitet në sezonën e dytë të dramës së Netflix, Bridgerton, transmeton Demokracia.com

Një burim i afërt me të ka treguar se Regé-Jean Page, i është ofruar një mundësi për tu kthyer si ‘mysarir’ në 3 apo 5 episoda të sezonës së dytë, mirëpo ai refuzoi ‘për arsye të shumta’.

Një nga arsyet e shumta për këtë refuzim mund të jetë fokusi në film, sepse aktori sapo ka përfunduar xhirimet e The Gray Man, që është një prej filmave më të shtrenjtë që Netflix ka prodhuar ndonjëherë./Demokracia.com

Të ngjashme