Arte
Aktori i cili përpak zëvendësoi Cillian Murphy në rolin ikonik të Tommy Shelby
Demokracia
15:58 | 29 Maj 2021

Share:

Fansat e “Peaky Blinders” mund të imagjinojnë shumë gjëra, por kurrsesi faktin që dikush tjetër mund të zëvendësojë Cillian Murphy-n në rolin ikonik të Tommy Shelby-t. Por ja që një tjetër aktor kishte më shumë shanse se Murphy për të qenë protagonisti i “Peaky Blinders”.

Krijuesi, Steven Knight, ishte në mëdyshje mes dy kandidatëve dhe më shumë pëlqente idenë e aktorit tjetër, Jason Statham.

“Duhej pak më shumë bindje,” tha Murphy në një intervistë për Guardian. “Fillimisht, mund të ketë pasur disa dyshime nëse kam pasur fizikun e duhur, gjë që e kuptoj. Unë nuk jam individi më imponues fizikisht.”

Legjendat thonë se Cillian i dërgoi Knight një mesazh ku thjesht shkruante: “Mos harro që jam aktor”. I pyetur në lidhje me këtë, aktori tha duke qeshur, “Është histori interesante. Nëse do të isha kaq i përmbledhur, do ta pranoja”.

Por, nëse ka ndodhur kështu, a mos po i bënte diss Statham? Pra, “mos harro që jam aktor…dhe Statham nuk është”? Murphy theksoi se nuk kanë lidhje me njëra-tjetrën.

 

Të ngjashme