Arte
Aktori Çun Lajçi ka një mesazh plot mllef
Demokracia
15:54 | 28 Mars 2021

Share:

Aktori Çun Lajçi ka shkruan një postim në të cilën duket i mllefosur në llogarinë e tij personale në Facebook.

Ai ka kritikuar përmes këtij postimi ata që nderojnë artistët pas vdekjes, pa tentuar të tregojnë kujdes për ta sa janë gjallë dhe përballen me problematikat e shumta të pandemisë, transmeton Demokracia.com

Po sjellim për ju postimin e plotë.

Nëse

Nëse e han dreqi me shpëtua nga Covidi, bahet mirë për mua e bahet mirë edhe për juve.

S’do t’keni nevojë me ma zmadhue fotografinë as me ble buçetën me lule e me vu n’shkallët e teatrit të fotografia ime e zverdhueme!

Po

Kam thanë, Drelajt janë larg me ardhë ju mbas kufomës sime!

Atje ka zogj e njerëz s’me duhen!

   Njeni kur m’pa me libra n’rrugë, n’Kumanovë m’duket, me shkroi:      Me kalua kah shtëpia ime me këto libra, të ndjeki me qen deri n’Pejë!

   Mos i thashë se lodhet qeni, se unë n’rrugë kam lindë e n’rrugë kam me vdekë!

   Nëse e han dreqi më shpëtua nga virusi, keni shpëtua edhe ju, se s’ka me iu ra mallkimi që s’keni ba gja për mua, (s’kam dashtë mashtrim sa për foto, se malësori s’duron hipokrizi!)

Rrini rehat, se nuk vdes nga nji virus, s’e humbi titullin e malësorit për nji vdekje mickonjash!

Dua me m’përcjellë zogjët, kur t’vie koha, ju jo, e me vdekë tue knua me mua!

Dardani, 28.03.2021

Të ngjashme