Arte
Aktorë të rinjë do t’i bashkohen sezonit të dytë të serialit Bridgerton
Demokracia
16:18 | 06 Prill 2021

Share:

Seriali tejet i suksesshëm Bridgerton ka disa fytyra të reja që do t’i bashkohen kastit në sezonin e dytë.

Pas lajmit se Rege-Jean Page nuk do të jetë pjesë e sezonit të dytë të Bridgerton, Netflix ka njoftuar se aktorë të rinjë do t’i bashkohen sezonit të dytë, shkruan Demokracia.com.

Pasi konfirmuan në fillim të këtij viti se Simone Ashley do të luajë rolin e Kate, një grua për të cilën ka interes Anthony Bridgerton, edhe katër aktorë të rinj janë zbuluar – dy prej të cilëve do të interpretojnë si të afërmit e Kate.

Këta janë aktorët e rinjë që do të jenë pjesë e Bridgerton II:

Charithra Chandran do të luajë Edwina Sharma, motrën e vogël të Kate.

Shelley Conn si Mary Sharma, nëna e Kate.

Calam Lynch si Theo Sharpe.

Rupert Young do të interpretojë Jack.

Historia e sezonit të dytë të Bridgerton do të përqendrohet te Anthony Bridgerton, vëllau i madh i Daphne i cili është në kërkim të partneres.

Adhuruesit e librave të Julia Quinn e dinë që Daphne luan një rol kryesor në kërkimin e vëllait të saj për një grua, kështu që Phoebe Dynevor do të kthehet patjetër në sezonin e dytë.

Gjithashtu, Claudia Jessie do të kthehet përsëri si Eloise Bridgerton, Ruth Gemmell si Lady Violet dhe Luke Thompson si Benedict Bridgerton.

Julie Andrews natyrisht do të kthehet si Lady Whistledown dhe nuk do të ishte një shoqëri skandaloze pa Featheringtons, kështu që me siguri do të shohim Nicola Coughlan, e cila luan Penelopën, nënën e saj Zonjën Portia (Polly Walker) dhe kushërirën e largët Marina ( Ruby Barker) përsëri në sezonin e dytë. /Demokracia.com/

Të ngjashme