Sport
Akil Gjakova ndalet në gjysmëfinale, mbetet në garë për medaljen e bronztë
Demokracia
14:39 | 30 Qershor 2022

Share:

Akil Gjakova është eliminuar në gjysmëfinale të Lojërave Mesdhetare në xhudo.

Xhudisti kosovar u mund nga garuesi algjerian, Messaoud Redouane Dris, shkruan Demokracia.com.

Gjakova humbi mundësinë të fitojë medaljen e argjendtë ose të artë, por mbetet në garë për të bronztën.

Akil Gjakova bën gara në kategorinë deri në 73 kilogramë.

Xhudistja kosovare, Laura Fazliu ka kaluar në finale gjatë ditës së sotme dhe e ka siguruar të paktën medaljen e argjendtë./Demokracia.com/

Të ngjashme