Lajme
Ahmeti: Në pjesën e parë të këtij viti finalizohen negociatat për blerjen e 30 autobusëve
Demokracia
22:58 | 08 Mars 2021

Share:

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti ka bërë të ditur se kryeqytetit do t’i shtohen edhe 30 autobusë.

I pari i Prishtinës, Shpend Ahmeti ka bërë të ditur se në pjesën e parë të këtij viti do të blihen edhe 30 autobusë për linjën publike dhe kjo do të bëhet në bashkëpunim me Bankën Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH), raporton Demokracia.com.

Përmes një postimi në profilin e tij zyrtar në rrjetin social Facebook, Ahmeti ka theksuar se nga 30 autobusë që do t’i shtohen Prishtinës, tetë prej tyre do të jenë elektrik.

Postimi i plotë i Ahmetit, pa ndërhyrje:

Në pjesën e parë të këtij viti do të finalizojmë negociatat për blerjen e 30 autobusëve të rinj me që rast do të kompletojmë zotimin për autobusët në pronësi publike (80).  Tetë autobusë do të jenë elektrik, sipas diskutimeve me BERZH.

Po ashtu në prill do të filloj prokurimi për operatorët privat në linja të caktuara ku kontratat do të jenë afatgjata ndlrsa do të kërkohet investimi në flotë. /Demokracia.com/

Në pjesën e parë të këtij viti do të finalizojmë negociatat për blerjen e 30 autobusëve të rinj me që rast do të…

Posted by Shpend A. Ahmeti on E hënë, 8 Mars 2021

Të ngjashme