Barazia
AGK dhe UN Women vazhdojnë angazhimin për barazinë gjinore, filluan kampanjën “Java e Raportimit për Buxhetimin e Përgjegjshëm Gjinor”
Demokracia
13:59 | 26 Mars 2021

Share:

Menaxherja e Projekteve në Asociacionin e Gazetarëve të Kosovës – AGK, Vesa Bala, së bashku më Shefen e Zyrës së UN Women në Kosovë, Vlora Tuzi Nushi dhe Specialisten e Barazisë Gjinore, Donjeta Morina, dje në ATV prezantuan kampanjën “Java e Raportimit për Buxhetimin e Përgjegjshëm Gjinor”.

Bala nënvizoi disa nga aktivitetet kryesore të kampanjës dhe qëllimin e saj.

“Kampanja do të zgjasë një javë dhe është e përqendruar në formatin online. Përmes saj po synojmë të ngrisim vetëdijen lidhur me pabarazitë gjinore në Kosovë dhe zgjerimin e njohurive të gazetarëve se si mund të trajtohen pabarazitë gjinore përmes BPGj-së. Disa nga aktivitetet janë̈ shpërndarja e mesazheve nga përfaqësues të organizatave të ndryshme, publikimi i shkrimeve informuese për BPGJ-në të shkruara nga gazetarët, punëtori me studentët e Komunikimit Masiv, etj” – tha Bala.

Tuzi Nushi, përveç kampanjës, foli edhe për aktivitetet vijuese në këtë drejtim, që do të ndërmerren së bashku me AGK-në.

“Media është një nga shtyllat kryesore të mirë-informimit. Së bashku me AGK-në, e kemi diskutuar edhe realizimin e një analize të medieve në Kosovë për të dokumentuar se si qëndrojnë gratë në pozitat vendimmarrëse.” – tha Tuzi Nushi.

Teksa, Morina shpjegoi termin ‘Buxhetimi i Përgjegjshëm Gjinor’.

“Fushata ka filluar me qëllimin që të vetëdijesohen jo vetëm mediet, por edhe qytetarët dhe institucionet lidhur me BPGJ-në, pse duhet te implementohet dhe si, për të arritur barazinë gjinore. BPGJ kërkon integrimin e perspektivës gjinore në të gjitha fazat e planifikimit dhe shpenzimit të parasë publike.” – sqaroi Morina.

Kampanja po zhvillohet në kuadër të projektit rajonal “Financimi Transformues për Barazinë̈ Gjinore drejt qeverisjes më transparente, gjithë̈përfshirëse dhe të përgjegjshme në Ballkanin Perëndimor” financuar nga SIDA.

Të ngjashme
Barazia • 18 Janar 2022