Arte
Ag Apolloni i dhuron Ferdonije Qerkezit çmimin e ndarë nga MKRS
Demokracia
17:39 | 05 Qershor 2021

Share:

Shkrimtari Ag Apolloni i ka dhuruar Ferdonije Qerkezit çmimin e pranuar nga MKRS në shkurt të këtij viti për veprën “Një fije shprese, një fije shkrepëse”.

Në kuadër të aktiviteteve të organizuara për nder të 13-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, kishte ndarë çmimet vjetore për letërsi.

Në ndarjen e këtyre çmimeve, shkrimtarit Ag Apollonit i ishte ndarë Çmimi për Prozë “Anton Pashku”, për veprën e tij “Një fije shprese, një fije shkrepëse”.

Sot, përmes një statusi në rrjetin social Facebook, Ben Apolloni ka njoftuar se ka vizituar Ferdonije Qerkezin, me ç’rast edhe ia ka dorëzuar çmimin e pranuar në shkurt nga MKRS.

Ferdonije Qerkezi ishte njëra nga protagonistet në veprën e shkrimtarit Ag Apolloni. /Demokracia.com/

Të ngjashme