Lajme
Afera “Zdravo”| Mimoza Kusari-Lila nuk u mor as në pyetje për bisedën me Radojçiqin
Demokracia
19:06 | 03 Tetor 2023

Share:

Kanë kaluar dy muaj që kur mediumi “Nacionale” filloi me publikimin e audioincizimet të aferës “Zdravo”.

Në përgjime ishte e përfshirë shefja e grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila dhe zyrtari i Listës Serbe, Slavko Simiq, shkruan Demokracia.com

Dalin përgjimet e Mimoza Kusarit me Slavko Simiq | Albin Kurti dhe pushteti i VV-së totalisht i kapur dhe i varur nga Lista Serbe

Kusari-Lila në audioincizime e pranon se kishte biseduar me Milan Radojçiqin, tash kryeterroristi që i priu sulmit në Banjskë të Zveçanit ku mbeti i vrarë polici Afrim Bunjaku.

Milan Radojçiq sot është arrestuar nga autoritetet e Serbisë, sipas njoftimit të MPB-së së Serbisë.

Autoritetet ndërkombëtare e kanë quajtur sulm terrorist atë që Radojçiqi dhe grupi i tij kishin bërë në Banjskë.

Përkundër gjithë këtyre zhvillimeve, Mimoza Kusari-Lila nuk është intervistuar asnjëherë nga autoritetet e Kosovës për bisedën që ka pasur me Milan Radojçiq.

Në kohën kur thuhet se ka ndodhur biseda mes Radojçiqit e Kusari-Lilës, ai ishte në listën e zezë të ShBA-së.

Mimoza Kusari-Lila në fjalimin që pati në Kuvendin e Kosovës në seancën e fundit mbi sulmin terrorist, nuk e përmendi asnjë moment Milan Radojçiqin si prijës të aksionit.

Kusari-Lila që koordinohej në emër të Kurtit me Radojçiqin, s’ia përmend emrin në Kuvend as pas organizimit të sulmit terrorist në veri

Në mbrojtje të Kusari-Lilës për bisedat me Radojçiqin i kishin dal nga kryeministri e deri te deputetët e VV-së./Demokracia.com/

Kurti i quan interpretime partizane audio-incizimet e Kusari-Lilës me Simiqin

Të ngjashme