Lajme
Afër stacionit të Policisë së Kosovës në Mitrovicë të Veriut hidhen mjete piroteknike
Demokracia
22:32 | 07 Janar 2024

Share:

Në orët e vona të mbrëmjes së 7 janarit janë dëgjuar disa detonime në Mitrovicë të Veriut.

Zëvendësdrejtor i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës Veri, Veton Elshani, ka thënë se “në Mitrovicë të Veriut ka pasur vetëm shpërthime të mjeteve piroteknike në afërsi të Stacionit të Policisë së Kosovës”.

Sipas Elshanit, detonimet kanë ardhur si pasojë e mjeteve piroteknike të cilat janë hedhur në afërsi të stacionit policor.

“Nuk ka pasur shpërthime të mjeteve të tjera, përveç mjeteve piroteknike”, ka përfunduar ai.

Të ngjashme