Sport
Ademi pas lajmit që Dellova po kërkohet nga Shqipëria: Kemi pasur dhe kemi mirëkuptim me FSHF-në por mendoj se nuk është në rregull të ftohen lojtarët tanë
Demokracia
18:50 | 11 Shtator 2023

Share:

Një lajm i qarkulluar sot në media se Shqipëria ka kontaktuar futbollistin e Ballkanit, Lumbardh Dellova ka treguar qartë se tashmë ka nisur një luftë jo e mirë nga FSHF për t’i joshur  futbollistët kosovarë.

Demokracia.com ka kontaktuar presidentit e FFK-së, Agim Ademi për të sqaruar rreth kësaj situate derisa ai ka qenë i prerë.

“Ne kemi pasur dhe kemi mirëkuptim me Federatën Shqiptare por mendoj se kjo nuk është në rregull të ftohen lojtarët që janë pjesë e Kombëtares sonë. Dellova ka qenë pjesë e Kosovës dhe është e papranueshme që ai të ftohet nga dikush tjetër”, ka thënë Ademi.

Të kujtojmë se ditë më parë nga Kosova u largua Arbnor Muja e Mirlind Daku që iu bashkuan fanellës kuqezi.

Të ngjashme