ShowBiz
A u lirua Cllevio nga burgu? Flet miku i reperit
Demokracia
15:24 | 09 Qershor 2022

Share:

Sot është mbajtur gjyqi i reperit, Kleviol Ahmeti, i njohur si Cllevio.

Këtë e ka bërë të ditur miku i tij, Anaid Kaloti përmes disa storjeve në ‘Instagram’, shkruan lajmi.net.

Pas kësaj u raportua se reperi është liruar.

Këtë e ka demantuar miku i ngushtë i reperit, Eder Pjetra.

Eder ka publikuar një foto në rrjetin social “Instagram”, teksa shkruar: “Nuk ka dal, janë lajme të pa vërteta e kanë lanë arrest me burg”, ku edhe kërkoi lirimin e tij. “#freecllevio”.

Kujtojmë se gjatë ditës së hënë Cllevio u rrah nga reperi, “Noizy” dhe nga grupi i tij “OTR”.

Ndërsa, të martën “Cllevio” është arrestuar nga policia e shtetit të Shqipërisë në qytetin e Lushnjës, pasi theu masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”.

Të ngjashme
ShowBiz • 29 Prill 2024