OpEd
A janë shkenca dhe feja të destinuara të kundërshtojnë njëra-tjetrën?
Demokracia
09:49 | 17 Prill 2023

Share:

Në fundin e shekullit XIX-të dy libra mbi shkencën dhe fenë u botuan brenda një dekade nga njëri-tjetri. Në librin e tij “Feja e shkencës” Uilliam Graham u përpoq të bashkonte idetë e reja shkencore me besimin fetar tradicional.

“Ti e ke shprehur bindjen time të brendshme, megjithëse shumë më qartë se sa mund ta kisha bërë unë, se Universi nuk është rezultat i rastësisë”, tha në vitin 1881, Charls Darvin.

Libri tjetër bëri një bujë shumë më të madhe.

“Historia e konfliktit midis fesë dhe shkencës” me autor John Ëilliam Draper ishte një nga shkrimet e para post-darviniane që çoi përpara pikëpamjen se shkenca dhe feja janë kundërshtare të njëra-tjetrës.

I promovuar edhe nga botuesi i tij, libri u botua 50 herë në Amerikë dhe 24 në Britani dhe u përkthye në të paktën 10 gjuhë.

Ndërkohë në “Magisteria” (Mjeshtëria), libri i tij më i ri, Nikolas Spenser pretendon se kjo thënie, e përkrahur së fundmi nga Richard Daëkins dhe shkencëtarë të tjerë, nuk është e vërtetë.

Sipas tij, për shekuj me radhë shkenca dhe feja janë “ngatërruar pafundësisht dhe në mënyrë magjepsëse”.

Spenser punon në “Theos”, një institucion fetar në Londër, dhe është një nga vëzhguesit më të mprehtë në Britani të çështjeve fetare.

Sipas tij, njëfarë konflikti midis shkencës dhe fesë është i kuptueshëm, por jo i pashmangshëm.

Ai ofron një panoramë shumë tërheqëse të kryqëzimit të historisë fetare dhe asaj shkencore: nga shkenca e lashtë në të cilën “hyjnorja ishte kudo”, tek kalifati Abasid në Bagdadin e shekullit IX dhe Maimonidesi, një mendimtar i shquar hebre i shekullit XII-të dhe më tej për të ardhur sot tek Inteligjenca Artificiale.

Herë pas here Spenser kritikon ideologët e të dyja kampeve.

“Shkenca mesjetare” nuk është një oksimoron. Dhe as racionalizmi fetar”, shkruan ai.

Në shekullin XI, Berengar tha se “sipas arsyetimit të tij njeriu i ngjan Zotit”. Ndërsa disidenca fetare u përhap pas Reformacionit, Spenser nënvizon se teologjia ndihmoi në zhvillimin e shkencës moderne përmes përhapjes së dyshimit mbi institucionet, raporton abcnews.al.

Nga ana e tyre, një grup shkencëtarësh u përpoqën të tregonin se krijimi në fakt e kisht zanafillën nga një krijues. Vetë eksplorimi i natyrës ishte në vetvete një formë e adhurimit.

Ai na jep fakte të reja mbi veprimtarinë e Galileos, Darvinit dhe John Scops (i ndjekur penalisht në Tenesi në vitin 1925 për mësimdhënien e evolucionit). Ai gjurmon ndërveprimin e dy disiplinave në detaje shpesh magjepsëse.

Shumë shkencëtarë novatorë jetuan në kohërat e përplasjeve të forta fetare dhe politike. Thomas Shprat, dekan i Uestminster-it dhe biograf i Shoqërisë Mbretërore në Britani, shkruante në vitin 1667 se në eksperimentet e tyre, njerëzit “mund të bien dakord, apo të mos kundërshtojnë, pa ndonjë fraksion apo ashpërsi”.

Por kjo gjë nuk ishte gjithmonë e vërtetë, siç treguan përplasjet e Isac Njutonit me bashkëkohësit e tij. Megjithatë, duke ofruar një arenë për një debat më të qetë që ishte jashtë kontrollit klerik, Spenser mendon se “Shkenca e shpëtoi fenë nga vetvetja”.

Lista e shkencëtarëve që ishin njerëz që besonin fillon shkon nga Michael Farade dhe James Maxëell, tek Gregor Mendel dhe George Lemaitres, një prift belg që në bazë të llogaritjeve matematikore, ishte i pari që propozoi se Universi po zgjerohej dhe për këtë arsye ai ka pasur një fillim, raporton abcnews.al.

Në vitin 1933, Lemaitres bëri atë që për Spenser është një vëzhgim themelor: “As Shën Moisiu nuk e kishin as idenë më të vogël të relativitetit”.

Shkrimtarët e Biblës mund ta kuptonin “çështjen e shpëtimit të shpirtit të njeriut, por për çështje të tjera ata ishin po aq të mençur apo injorantë sa brezi i tyre”.

Pra shkenca dhe feja nuk janë përpjekje të ndryshme për të bërë të njëjtën gjë.

Lemaitres e paralajmëroi Papën që të mos nxirrte ndonjë përfundim teologjik nga studimi i tij mbi kozmosin. Armiqësia e ndërsjellë midis shkencës dhe fesë është shtuar gjatë dekadave të fundit.

Tani socio-biologjia po synon të shpjegojë të gjithë jetën dhe sjelljen njerëzore, duke përfshirë moralin dhe mendjen, në termat e evolucionit.

Në librin e vitit 1999 “Tronditjet e epokave”, Stefen Gould, një biolog evolucionar, argumentoi se tensioni midis shkencës dhe fesë “ekziston vetëm në mendjet e njerëzve dhe jo në logjikën apo dobinë e duhur të këtyre subjekteve krejtësisht të ndryshme”.

Për të përshkruar marrëdhënien e tyre, ai shpiku frazën “mjeshtëri që nuk mbivendosen”. Njëra mbulon fushën empirike, dhe tjetra sferën e vlerave. Por Spenser nuk mendon se ndarja është aq e pastër, raporton abcnews.al.

“Shkenca dhe feja janë mjeshtërisht të mbivendosura. Ato mbivendosen brenda nesh”, mendon ai. Me fjalë të tjera, njerëzit janë kompleks dhe duhet të jenë në gjendje të tolerojnë kompleksitetin pa shpallur luftë.

/abcnews.al

Të ngjashme
OpEd • 27 Prill 2024