Arte
“A Glitch in the Matrix”- filmi që do të ju bëj të dyshoni realitetin
Demokracia
13:05 | 01 Shkurt 2021

Share:

Filmat e Rodney Ascher përqëndrohen në teoritë absurde derisa të fillojnë të marrin një kuptim të çuditshëm, transmeton Demokracia.

Filmi i tij debutues me metrazh të gjatë “Dhoma 237” grumbulloi një sërë teorish të provokative rreth kuptimit të “The Shining” të Kubrick.

“The Nightmare”, filmi  i tij i tmerrshëm gjen viktima të paralizës së gjumit të cilët dyshojnë nëse ata kanë pasur takime të mbinatyrshme.

Tani vjen “A Glitch in the Matrix”, një histori kreative me një qasje të frikshme e të njejtën kohë argëtuese për të aktualizuar idenë e realitetit të stimuluar.

Përmbledhja e zërave në “A Glitch in the Matrix” pohon me aq besim që bota nuk ekziston sa që edhe skeptikët mund t’I bëj të vënë në pikëpyetje ato që kanë besuar deri më tani.

E ashtuquajtura “teori e simulimit” është përfolur në forma të ndryshme për mijëvjeçarë, por u bë më e theksuar pas popullaritetit të filmit “Matrix”, i cili ​​inkurajoi shumë shikues të vinin në dyshim realitetin e botës së tyre.

Duke u bazuar në intervista me 10 ekspertë dhe teoricienë të internetit me një përmbledhje të klipeve të filmave dhe animacioneve 3-D, “Një Glitch in the Matrix” i përshtatet logjikës së brendshme derisa të fillojë të tingëllojë mjaft bindëse në termat e saj.

Nëse deri tani nuk jeni bindur që po jetojmë në një simulim, ky film mund të ju bëj të dyshoni të paktën./Demokracia.com

 

Të ngjashme