Kuriozitete
A e dini se çka është automatonofobia dhe pse shkaktohet?
Demokracia
14:13 | 19 Mars 2021

Share:

Automatonofobia është frika nga objektet e ndryshme që mund të ngjajnë me imazhin e njeriut si manekinët, statujat e ndryshme, robotët etj.

E ngjajshme me të është edhe pediofobia është një frikë nga kukullat dhe është një fobi e lidhur me automatonofobinë, përcjell Demokracia.

Zakonisht arsyet pse shkaktohet automatonofobia lidhen me ndonjë ngjarje traumatike që lidhet me figura të ngjajshme me njeriu.

Kur automatonofobia zhvillohet pa një ngjarje traumatike, ajo njihet si një fobi jo-eksperimentale. Këto fobi mund të zhvillohen për një sërë arsyesh, të tilla si:

– Gjenetika: Të paturit e një të afërmi me këtë fobi mund të rrisë rrezikun që të mund ta zhvilloni edhe ju.

– Mjedisi: Përmendja e një ngjarjeje traumatike në lidhje me figura të ngjashme me njeriun mund të shkaktojë automatonofobi në disa individë.

– Zhvillimi: Zhvillimi i hershëm i trurit mund ta bëjë dikë më të ndjeshëm ndaj zhvillimit të kësaj fobie.

Alternativat e trajtimit përfshijnë terapi njohëse të sjelljes, terapi ekspozimi dhe në disa raste, ilaçe./RA/

Të ngjashme