Sport
A do të luajë kundër Bayernit? Trajneri i PSG-së flet për dëmtimin e Lionel Messit
Demokracia
16:16 | 10 Shkurt 2023

Share:

Ylli argjentinas Lionel Messi u dëmtua në ndeshjen e Kupës së Francës kundër Olimpik Marseille dhe do të mungojë në duelin e nesërm të kampionatit në fushën e Monacos.

Ajo që ka frikësuar vërtetë drejtuesit është nëse ai do të luajë të martën kundër Bajernit të Munihut në sfidën e vlefshme për Ligën e Kampioneve. Trajneri i PSG-së Christof Galtie foli rreth Mesit në konferencë për mediat.

“Kundër Marsejës, Leo u godit rëndë në muskujt e kofshës dhe ka probleme. Ai do të jetë jashtë edhe për 48 orë, pastaj do të stërvitet të hënën. A do të luajë kunër Bajernit? Tani për tani mund të them se ai nuk do të jetë atje kundër Monakos, por më pas, siç thashë, ai do të stërvitet të hënën. Prandaj nuk mund të caktojmë një afat kohor se kur do të kthehet”, është shprehur Galtie.

Të ngjashme