Arte
A do ta braktis artin për shkak të politikës Adriana Matoshi
Demokracia
13:20 | 22 Prill 2021

Share:

Aktorja Adriana Matoshi pa dyshim është një nga artistet e preferuara të vendit tonë.

Suksesi i saj në aktrim është bërë i njohur matanë kufinjëve dhe prej pak kohësh këngëtarja është ka nisur rrugëtimin edhe në politikë, transmeton Demokracia.com

Në një intervistë me Telegrafin, aktorja ka thënë që anagazhimi në politikë nuk do të thotë se ajo do të lë pas artin.

“Është e vërtetë unë jam rritë në frymë të artit, jam rritë duke menduar për aktrim duke luajtur role të mëdha dhe të vogla, jam rrit në teatër në skenë por kjo nuk do të thotë që e kam lënë artin për asnjë moment. E vërtetë që unë tash kam hyrë në politikë, nuk është që më pengon sa i përket profesionit tim, por po më motivon më shumë sepse jam këtu për mi ndihmuar tjerët në ato pika që ndoshta unë si aktore kom pas probleme”, tha Matoshi.

Ajo ka treguar që përpos faktit që pandemia ka vonuar realizimin e shumë projekteve, ajo është e angazhuar në disa filma dhe seriale, mirëpo janë në proces të produksionit.

“Unë kam përfunduar një film të metrazhit të shkurtë me skenar personal, një skenar që më ka pëlqyer shumë. I kam përfunduar xhirimet tash pritet me hy në montazh, kam oferta edhe për filma të metrazhit të gjatë por për momentin pandemia na ka pamundësuar këtë gjë. Për momentin jam pjese e dy serialve vendore njëri është komedi tjetri dramë”, tregon ajo.

Ajo ka shtuar se është pjesë e një seriali të ri, i cili do të transmetonhet për publikun në muajin maj, kasta e të cilit përfshin shumë aktorë tanë të njohur./Demokracia.com/

Të ngjashme