Lajme
Maqedonia e Veriut: Nuk regjistrohet asnjë viktimë, për herë të parë që nga shtatori
Demokracia
17:15 | 13 Qershor 2021

Share:

Sot për herë të parë që nga shtatori vendi nuk regjistron asnjë viktime nga COVID-19.

Nga Ministria e Shëndetësisë këtë e cilësojnë si triumf ndaj betejës me virusin dhe si shpresë për përmirësim të gjendjes epidemiologjike.

Në raportin e dikasterit të shëndetësisë thuhet se gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 8 raste të reja me virus korona, nga 3 mijë e 68 teste të bëra, shkruan alsat.

Ndërkohë 9 persona i janë shtuar listës së të shëruarve.

Që nga fillimi i pandemisë, në vendin tonë janë regjistruar 155 mijë e 536 të infektuar. Prej tyre 149 mijë e 628 janë shëruar, ndërsa 5 mijë e 471 kanë ndërruar jetë. Për momentin numri i rasteve aktive është 437.

Të ngjashme