Kombëtarja e Anglisë ka shënuar fitore të madhe në Grupin D në Kampionatin Evropian të futbollit.
“Tre Luanët” shënuan fitore minimale 1-0 ndaj Kroacisë, rivalit më të madh të grupit, raporton Demokracia.com.
Fatin e kësaj ndeshje të zhvilluar në “Wembley” të Londrës e vendosi goli i yllit të Manchester Cityt, Rahem Sterling në minutën e 57-të.
Një top të dhuruar në zonën e rreptësisë nga Philips e shfrytëzoi në maksimum anësori anglez që realizoi përballë me portierin kroat.
Anglia dhe Kroacia në grup ndodhen së bashku me Çekinë dhe Skocinë. /Demokracia.com