Ruben Loftus-Cheek është zyrtarisht lojtar i ri i Milanit pas përfundimit të testeve mjekësore dhe nënshkrimit të kontratës katërvjeçare.
“AC Milan është i lumtur të njoftojë nënshkrimin e Ruben Loftus-Cheek nga Chelsea FC. Lojtari ka rënë dakord për një marrëveshje me klubin deri më 30 qershor 2027 “, thuhet në njoftimin e klubit.
✍️ Ruben Loftus-Cheek ✍️
Official Statement ➡️ https://t.co/80KKI1RSWP
Comunicato Ufficiale ➡️ https://t.co/9QDMajiztn
#ACMQuest #SempreMilan pic.twitter.com/clTcDCcTDb— AC Milan (@acmilan) June 30, 2023
Sky Sport Italia raporton se tarifa e transferimit ishte vendosur në një total prej rreth 21.5 milionë euro me bonuse.
Lojtari pritet të fitojë rreth 4 milionë euro në sezon.
Loftus-Cheek ka bërë karrierë edhe te Fulham dhe Crystal Palace.