Futbollisti Zlatan Ibrahimovic dhe sipërmarrësja Helena Seger janë në një lidhje prej më shumë se 20 vitesh dhe lidhja e tyre ende ngjall interes publik.
Ajo së fundmi ka treguar në një intervistë për revistën Elle se si nisi në mënyrë interesante lidhja e tyre e dashurisë.
“Mendoj se Zlatani më pëlqen sepse mund t’i kundërvihem. Unë kam një origjinë të rëndësishme dhe e kam ndërtuar karrierën time me shumë sakrifica. Martesa mund të ma prishë ndjenjën e pavarësisë. Nuk dua të etiketohem si gruaja e një futbollisti. Nuk mendoj se njerëzit e kuptojnë se sa shumë kam studiuar, punuar dhe luftuar në jetë”, ka sqaruar Seger.
Me këtë lëvizje ata kanë mohuar zërat se Ibra e ka tradhtuar në disa raste. Mediat kishin spekuluar se sulmuesi i Milanit, se ndër të tjera, ka pasur një aferë me Diletta Leotta. /Telegrafi/