ShowBiz
Modelja e njohur ndryshon profesionin
Demokracia
17:28 | 06 Prill 2022

Share:

Bella Hadid, do të bëjë debutimin e saj në aktrim në serialin “Ramy”.

Modelja do të shfaqet në sezonin e tretë të serialit, por nuk nuk janë zbuluar detaje rreth personazhit që do të luajë.

Ramy është krijuar dhe prodhuar nga Ramy Youssef , i cili luan personazhin kryesor.

Modelja po ndjek të njëjtën rrugë që kanë bërë dhe yje të tjerë të pasarelave si Cara Delevigne, e cila është shfaqur në një sërë rolesh si Paper Towns dhe Suicide Squad.

Seriali ndjek Ramy Hassan, një mysliman egjiptiano-amerikan, në udhëtimin shpirtëror ndërsa jetonte në Nju Xhersi.

Ndonëse seriali “Ramy” fokusohet në një personazh që është një mysliman amerikan, ai ka një ndikim të madh në një audiencë të gjerë me prejardhje të ndryshme etnike dhe fetare, pasi temat që nxjerr në pah janë ankthi i protagonistit për jetën e tij personale, profesionale. ambiciet dhe prindërit autoritarë./Abcnews.al

 

Të ngjashme