Sport
90 minutat s’e përcaktojnë fituesin e Kupës së Italisë, Juventusi dhe Interi shkojnë në vazhdime
Demokracia
22:54 | 11 Maj 2022

Share:

Juventusi dhe Interi kanë barazuar 2:2 pas 90 minutave lojë në finalen e Kupës së Italisë, me ç’rast fituesi i trofeut do të përcaktohet në vazhdime, eventualisht përmes ekzekutimit të penalltive.

Interi e nisi mjaft mirë ndeshjen, duke kaluar në avantazh vetëm pas shtatë minutave me anë të mesfushorit italian, Nicolo Barella i cili realizoi supergol, shkruan Demokracia.com.

Juventusi “tregoi dhëmbët” me të nisur pjesa e dytë e takimit në “Olimpico”.

Alvaro Morata fillimisht barazoi shifrat në minutën e 50-të, për ta përmbysur më pas serbi Vlahoviq.

Interi barazoi shifrat dhjetë minuta pa përfunduar koha e rregullt me anë të Çalhanoglut që shënoi nga penalltia.

Kësisoj, fituesi i trofeut do përcaktohet në vazhdime ose penalltive./Demokracia.com/

Të ngjashme