Arte
3 seriale për t’i parë këtë fundjavë – Propozime nga Demokracia.com
Demokracia
20:23 | 01 Maj 2021

Share:

Të zgjedhësh një film a një serial të mirë mund të jetë një aventurë argëtuese apo edhe një makth i

vërtetë.

Disa prej nesh, mund të përfundojnë duke kaluar orë që duken të përjetshme duke scroll; nëpër

alternativat e pafundme që japin kanale si Netflix dhe të ngjajshme, aq sa në fund kur të duket se je i

gatshëm të vendosësh, je shumë i lodhur për të parë filmin a serialin e përzgjedhur.

Për të ju lehtësuar këtë barrë po sjellim nga 3 propozime për filma dhe seriale me të cilat mund ta kaloni

fundjavën.

Brave New World

 

Për adhuruesit e fantashkencës ky serial është një perlë e vërtetë. Me një vlersim 7.1 në imdb dhe e

bazuar në novelën me të njejtin titull të Aldus Huxley, ky serial do të ju bëj të vini në pikëpyetje gjëra që i

konsideroni të mirëqena.

E vendosur në një utopi pothuajse idilike, në një të ardhme të largët ku monogamia dhe privatësia është

e ndaluar, anëtarët e këtij kolektivi me rregulla strikte të bazuara në idenë e përsosjes dhe eliminimit të

të metave njerëzore, fillojnë një revolucion.

Sipas Variety seriali është një përshtatje e zgjuar moderne, e bazuar thellësisht në materialin burimor

që mes tjerash trajton edhe temat e racizmit dhe mizogjinisë.

 

The Take

 

Ky serial është përzgjedhur për ata që pëlqejnë zhanrin krim dhe janë të pregatitur emocionalisht për të

parë skena brutale e me shumë gjak, por edhe një performancë të shkëlqyer të aktorëve që na lejojnë të

futemi nëpër lëkurën e personazheve që i personifikojnë, duke lundruar natyrshëm nëpër transformimet

e tyre.

The Take përcjell sociopatin kriminel Freddie Jackson, aktruar nga Tom Hardy, i cili del nga burgu dhe

hakmirret brutalisht ndaj atyre që e tradhëtuan dhe jo vetëm, duke ndjellë frikë dhe tmerr te

anëtarët e bandave të Londrës.

 

Unorthodox

 

Unorthodox është përcjell historinë e një vajze të re hebreje, e cila jeton në një komunitet me tendenca

strikte religjioze, e cila arratiset nga ky komunitet dhe martesa e saj e aranzhuar, për në Berlin.

Fitues i çmimeve Emmy 2020 dhe me dy nominime nga Golden Globe, seriali arrin të trajtojë një histori

për kërkimin dhe krijimin e identitetit, duke sjellë para nesh dy botë krejtësisht kontradiktore mes vete;

asketizmin e komunitetit prej nga ikën Esty dhe hedonizmin dhe lirinë kreative që ajo gjen në Berlin./Demokracia.com/

Të ngjashme