Lajme
159 policë u larguan vullnetarisht në katër vjetët e fundit
Demokracia
22:42 | 02 Maj 2022

Share:

Largimi e tij u arsyetua si ndërhyrje në politikë, pasi kishte reaguar ndaj shpenzimeve të deputetëve për karburante. Kaq iu dashtë ish-zyrtarit policor, Amir Hoxhës që të përballet me suspendim, pastaj edhe me ndërprerje të kontratës me institucionin e Policisë së Kosovës.

Hoxha shpreh pakënaqësi ndaj avancimeve në Institucionin e Policisë.

Por jo të gjitha largimet e policëve janë të tilla.

Ndër vite në Policinë e Kosovës janë dorëzuar dorëheqje vullnetare.

Bazuar në të dhënat e Policisë që nga viti 2017 e deri në 2021, 159 Policë kanë hequr dorë nga profesioni i tyre.

Në anën tjetër, kryetari i Sindikatës së Policisë së Kosovës, Imer Zeqiri, ka bërë të ditur se që nga themelimi i këtij institucioni të sigurisë në mënyrë vullnetare janë dorëhequr 1108 policë.

Por cila është strategji që kjo sindikatë do ta përdorë për t’i bindur zyrtarët policorë të mos e lënë punën?

Kosova është ndër të vetmet shtete që nuk ka sigurime shëndetësore për një institucion të sigurisë.

Të ngjashme