Arte
100.000 drita të ndezura për 100.000 vdekje nga koronavirusi
Demokracia
10:08 | 27 Janar 2021

Share:

Numri i të vdekurve në Mbretërinë e Bashkuar nga Covid-19 ka kaluar shifrën 100.000, duke u bërë kombi i parë Evropian me kaq shumë vdekje.

Një instalacion artistik prej 1.000 dritash është krijuar në Mbretërinë e Bashkuar, nga artisti Bruce Munro për të përkujtuar jetët e humbura gjatë pandemisë së koronavirusit.

Ai tha se vepra e tij artistike ‘Fusha e Dritës’ kishte të bënte me shpirtrat e atyre që kanë vdekur.

Rrezet e dritës të mbjellura në tokat e Wiltshire përfaqësojnë  ‘frymën e shpresës për një jetë të humbur’.

Field of Light

Ky instalacion është pritur shumë mirë nga familjarët e personave që kanë ndërruar jetë. Shumica nga ta thanë se përmes kësaj drite ata mund të ndjejnë prezencën e personave të dashur. /Demokracia.com

 

Të ngjashme