Lajme
Arkitektët reagojnë pas raportimit të Demokracia.com, ngrehin dyshime për kurdisje të tenderit nga komuna e Përparim Ramës
Demokracia
15:32 | 20 Prill 2024

Share:

Pas raportimit të Demokracia.com për tenderin e Komunës së Prishtinës “Konkurs projektimin – Art&teknology Hub – Tulltorja”, në një vlerë prej 1.2 milionë euro, i cili u vlerësua, jo nga zyrtarët e komunës, por nga dy arkitektë të afërt me kryetarin Përparim Rama dhe tenderin ia dhanë, po ashtu, një shokut të Përparim Ramës, ka reaguar edhe faqja Asociacioni Arkitekteve Kosoves.

Kjo faqe, ku aktivë janë një grup i arkitekëve, që për qëllim kanë avansimin organizativ dhe operativ të Asociacionit të Arkitektëve të Kosovës në zhvillimin e profesionit ne interesin publik, ka radhitur një varg kritikash dhe dyshimesh për kurdisje të tenderit nga komuna e Përparim Ramës.

Duke aluduar në raportimin e Demokracia.com, Asociacioni i Arkitektëve thotë se në konkursin për projektim të Tullëtorës mediet kanë gjetur shkelje të shumta dhe qëndron fakti se juria e përbërë nga Visar Geci, Gëzim Kastrati dhe Vildane Maliqi është juri joprofesionale për projekte të tilla dhe përzgjedhja e tyre në juri është e dyshimtë dhe jotransaprente si dhe në kundërshtim me ligjin LPP.

https://demokracia.com/dokumente-tenderi-1-2-milione-euro-qe-u-vleresua-nga-dostat-per-tia-dhene-shokut-te-perparim-rames/

“Se është joprofesionale dëshmohet edhe nga raporti i vlerësimit ku nuk janë arsyetuar pikët në të shkruar e as raporti krahasues me kërkesat. Gjithashtu, nuk është dëshmuar përvoja e tyre në projekte të ngjashme e as në vlerësime. Për më tepër e dyshimtë është fakti se vetëm dy kompani kanë ofertuar dhe njëren e kanë diskualifikuar por nuk kanë publikuar dokumentacionin për kompaninë fituese. Gjithashtu raporti i vlerësimit është obligative të publikohet. E dyshimtë është fakti se dy bashkëpunëtorë dhe ishbashkëpronarë në të njëjtën kompani janë përzgjedhur si anëtarë të jurisë e që i bie se dy miq të ngushtë dhe bashkëpunëtorë kanë vendosur për fitues kompaninë qe e njofin mirë. E dyshimtë është fakti tjetër se i gjithë ky tender prej 1.2 milion euro nga 1.3 milion sa ka qenë e paraparë të ketë vetëm dy operator. E dyshimtë është edhe fakti se në ofertë është paraqitur një firm tjetër si bartëse por ka nënshkruar një firmë tjetër. E dyshimtë është afati kohorë për dorëzim dhe kinse projekti është përfunduar brenda një muaji kur dihet se me normativa të projektimit nuk ka mundësi teorike as afati për dorëzim e as ai për përfundim”, thuhet ndër tjerash në reagimin e këtij Asociacioni të Arkitektëve.

Më tej, po sipas këtij asociacioni, Komuna e Prishtinës po e ngulfat dhe dëmton kryeqytetin, taksat publike dhe po e dëmton profesionin me veprime të tilla, duke emëruar juri joprofesionale, konkurse jotransparente dhe shkelje ligjore.

Visar Geci me Gzim Kastratin janë arkitektë që kohëve të fundit janë shfaqur mjaft të afërt me kryetarin Përparim Rama. Pos që janë angazhuar në vlerësimin e këtij tenderi, kjo dyshe ishte angazhuar para disa javësh nga komuna e Përparim Ramës edhe për të bërë një vlerësim të punëve të kulmit që ishte rrëzuar nga objekti i Komunës së Prishtinës në lagjen “Arbëria”, ku ishte lënduar rëndë një vajzë. Raportin e tyre ata e kishin dorëzuar në komunë. Po ashtu, kjo dyshe së fundmi janë angazhuar edhe tek “Arkitekti i kryeqytetit”, kontratë kjo e lidhur nga Astrit Nixha dhe Komuna e Prishtinës në vlerë mbi 10 milionë euro.

Geci dhe Kastrati për shumë vite kanë qenë bashkëpronarë te kompania “Innarch”. Pra, nga rreth 1000 arkitektë sa ka Kosova, Komuna e Prishtinës ka gjetur t’i marrë në vlerësim të tenderit dy shokë, ish bashkëpronarë në një kompani, të cilët janë shokë edhe të kryetarit Përparim Rama, ndërsa në bazë të dëshmive publike, Geci njihet edhe me fituesin e tenderit, Bekim Ramkun.

Demokracia.com ka raportuar se Ramku, i cili është i involvuar edhe në projektin e Sallës Koncertale të kryeqytetit, është mik shumë i afërt i kryetarit të Prishtinës, Përparim Ramës. /Demokracia.com/

https://demokracia.com/foto-dokumente-komuna-e-prishtines-i-jep-1-2-milione-euro-per-grupin-e-dostit-te-perparim-rames/

Të ngjashme