Lajme
Borrell uron qeverinë e re serbe, kërkon bashkëpunim nga Vuçeviq e Gjuriq
Demokracia
18:32 | 03 Maj 2024

Share:

Përfaqësuesi i Lartë për Politikë të  Jashtme i BE-së, Josep Borrellm, ka uruar Millosh Vuçeviqin për zgjedhjen në pozitën e kryeministrit të Serbisë.

Ai është deklaruar se pret bashkëpunim me qeverinë e re dhe ministrin e ri të Jashtëm, serb, Marko Gjuriq.

“Pres të punoj me ju, ministër Gjuriq dhe qeverinë për ta lëvizur Serbinë në rrugën e saj drejt Bashkimit Evropian”, ka shkruar Borrell.

“Rreshtimi dhe veprimi në linjë me vlerat evropiane dhe politikat e përbashkëta të jashtme dhe sigurisë, janë sinjale të domosdoshme të orientimin strategjik”.

Të ngjashme