Lajme
FOTO | DOKUMENTE: Komuna e Prishtinës i jep 1.2 milionë euro për grupin e “dostit” të Përparim Ramës
Demokracia
15:22 | 24 Janar 2024

Share:

Zyra e Prokurimit të Komunës së Prishtinës ka shpallur rezultatin përfundimtar të konkurs-projektimit për restaurimin e strukturave ekzistuese dhe projektimin e strukturave të reja dhe hapësirës së hapur publike të Tulltorës, e cila është e rrethuar nga tri lagjet, Tophane, Arbëri dhe Kodra e Trimave, shkruan Demokracia.com.

“Konkurs projektimin – Art&teknology Hub – Tulltorja”. Kështu quhet tenderi, fituese e të cilit është edhe kompania në konzorcium e një ”dosti” të kryetarit të Prishtinës, Përparim Ramës.

Fitues i tenderit në një vlerë prej 1.2 milionë euro është shpallur grupi i kompanive “ORG Urbanisum& Architecture BV”; “Rafi Segal Architecture Urbanisem”; “O.U.D -ARCHITECTS SHPK”.

Dy ofertuesit e parë janë të huaj, ndërsa e treta “O.U.D -ARCHITECTS SHPK” është me pronar kosovar. Ajo është në pronësi te Bekim Ramkut.

Demokracia.com ka gjetur se Ramku, i cili është i involvuar edhe në projektin e Sallës Koncertale të kryeqytetit, është mik shumë i afërt i kryetarit të Prishtinës, Përparim Ramës.

Kjo tregohet edhe nga fotografitë përbashkëta të të dyve.

Ramaku ka qenë prezent edhe në dasmën e Ramës në vitin 2012.

Po ashtu, ai shihet në fotografi më Ramën edhe pasi ky i fundit është bërë kryetar i kryeqytetit.

Në këtë konkurs, që është hapur më 28 gusht 2023, shihet se ofertën e vetme me çmim e ka dorëzuar vetëm konzorciumi pjesë e të cilit është edhe kompania e ‘dostit’ të Ramës.

Deri sa fituesi ka ofertuar më 1.2 milionë euro, Komuna e Prishtinës kishte vendosur një çmim prej 1.3 milionë euro, çmim ky që është mjaft i lartë kur kihet parasysh se do të bëhet vetëm një plan arkitektonik urban për të gjithë kantierin, i cili përmban restaurimin e strukturave ekzistuese dhe projektimin e strukturave të reja dhe hapësirës së hapur publike.

Komuna e Prishtinës po e mban fshehur Komisionin e Vlerësimit të Koncept Projekteve, çka e bën dyshuese edhe më shumë përzgjedhjen e fituesit. Demokracia.com nuk ka marrë përgjigje gjatë ditës së sotme nga Komuna e Prishtinës lidhur më atë se kush kanë qenë emrat e komisionit vlerësues.

Raporti i vlerësimit nuk është i publikuar as në KRPP tek ky aktivitet i prokurimit.

Dyshimet janë se dy nga personat e komisionit vlerësues janë ‘dosta’ të kryetarit Përparim Rama.

Nga ana tjetër, kryeqyteti dhe Fondacioni Kosovar i Arkitekturës (KAF) kanë bërë marrëveshje në vitin e kaluar për “Konkursi Ide për Prishtinën”, që sipas tyre fokusohen tek përmirësimi i pamjes dhe funksionalitetit të qytetit të Prishtinës, shfrytëzueshmërisë dhe veçanërisht jetueshmërisë së tij. Drejtor i këtij fondacioni është Bekim Ramku./Demokracia.com/

Të ngjashme