Lajme
Zyrtarja e Departamentit Amerikan të Mbrojtjes në Serbi, Daçiq e çmon rolin KFOR-it para saj
Demokracia
16:37 | 30 Qershor 2023

Share:

Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiq, ka takuar sot delegacionin e kryesuar nga zëvendësndihmësja e parë e Sekretarit amerikan të Mbrojtjes për Çështjet e Sigurisë Ndërkombëtare, Tressa Guenov.

Sipas raportimit të “Kosovo Online”, Daçiq ka “theksuar rëndësinë e pranisë së KFOR-it në Kosovë për ruajtjen e paqes”.

Në komunikatën e Ministrisë së Jashtme serbe, që është cituar, thuhet se u shpreh “kënaqësi e veçantë” për përmirësimin e bashkëpunimit mes Serbisë dhe SHBA-së, në fushën e mbrojtjes.

“Në këtë kuptim, ruajtja e paqes në Kosovë dhe mbrojtja e popullit serb është e një rëndësie të veçantë, në të cilën sot KFOR-i ka një rol të veçantë”, njoftohet të ketë thënë Daçiq.

Të ngjashme