Sport
Zyrtare: Ylli i Francës i befason të gjithë, pensionohet si 29-vjeçar nga kombëtarja
Demokracia
14:10 | 02 Shkurt 2023

Share:

Raphael Varane është pensionuar edhe zyrtarisht nga Kombëtarja e Francës.

Mbrojtësi i Man Unitedit i ka befasuar të gjithë me njoftimin e tij, shkruan Demokracia.com.

29-vjeçari e ka marrë këtë vendim zyrtarisht, teksa është konfirmuar edhe nga Federata e Futbollit e Francës.

“Pas 10 viteve dhe 93 paraqitjeve me Francën, Raphael Varane ka vendosur të tërhiqet nga Kombëtarja. Faleminderit për gjithçka Varane”, ka shkruar faqja zyrtare e Francës.

Varane me Francën ka arritur ta fitojë Kupën e Botës në vitin 2018 dhe Ligën e Kombeve në vitin 2021./Demokracia.com/

Të ngjashme