Samuel Nikaj nuk do të jetë më trajner i FC Vushtrrisë, shkruan Demokracia.com.
Ish-kampionët e Kosovës në futboll kanë njoftuar se kanë ndarë rrugët me trajnerin Nikaj.
Lajmi është bërë i ditur në faqen zyrtare të klubit, derisa i kanë uruar suksese trajnerit.
“Falemnderit Samuel Nikaj. FC Vushtrria dhe kryetrajneri Samuel Nikaj e kanë ndërprerë bashkëpunimin. Klubi i uron shendet dhe suksese në jetë”, thuhet në njoftimin zyrtar.
Vushtrria dështoi të inkuadrohej në elitën e futbollit kosovar këtë edicion, pasi u mposht 1:3 nga Malisheva në ndeshjen e barazhit në stadiumin “Zahir Pajaziti” në Podujevë./Demokracia.com/