Sport
ZYRTARE/ Ten Hag nis spastrimet, vjen largimi i parë
Demokracia
19:43 | 27 Maj 2022

Share:

Manchester United ka njoftuar zyrtarisht nëpërmjet kanalit zyrtar të klubit në “Twitter” largimin e Edison Cavanit pas 2 sezoneve të kaluara ne skuadër.

Uruguajani shfaqet në një video në postimin e “Dajve”, ku falënderon tifozët për mbështetjen gjatë sezoneve të kaluara së bashku, ku Cavani ka theksuar se do të dëshironte që të kishte pasur mundësi të ndihmonte skuadrën edhe më shumë më golat e tij pas këtij sezoni zhgënjyes për klubin dhe tifozët.

“I kam vlerësuar gjithmonë fjalët që keni thënë ndaj meje, më keni treguar respekt të madh që në momentin kur kam ardhur.

“Besoj se e keni vlerësuar impenjimin tim për skuadrën, pasi jam munduar të jap gjithmonë maksimumin.

Jam vërtetë falënderues dhe do të ruaj një kujtim të bukur nga ju. Më vjen keq që nuk ishit të pranishëm në sezonin e shkuar ku bëmë mirë, por në këtë sezon kur zhgënjyem. Do të doja që të kisha shënuar golat që shënova në sezonin e kaluar dhe të kisha mundësi t’i festoja me ju.

Dua të falënderoj tifozët për dashurinë dhe respektin ndaj meje, këto gjëra janë maksimumi që një futbollist mund të kërkoj.”, u shpreh Cavani. /Demokracia.com

Të ngjashme