Sport
Zyrtare: Origi transferohet te Milani, nënshkruan deri në vitin 2026
Demokracia
16:14 | 05 Korrik 2022

Share:

Milani ka njoftuar zyrtarisht transferimin e sulmuesit belg, Divock Origit.

Reprezentuesi i Kombëtares së Belgjikës me kontratën e nënshkruar do të jetë pjesë e “kuqezinjve” deri në qershor të vitit 2026, shkruan Demokracia.com.

“AC Milan është i kënaqur të njoftojë nënshkrimin e Divock Origi. Belgu ka nënshkruar kontratë me klubin deri më 30 qershor 2026”, thuhet ndër tjerash në njoftimin zyrtar të klubit.


Origi para kalimit te kampioni i Italisë ishte pjesë e Liverpoolit për disa vite, ndërsa gjatë karrierës së tij ka qenë pjesë edhe e Lille, Ëolfsburg e Genk./Demokracia.com/

Të ngjashme