Sport
ZYRTARE: Erik ten Hag trajner i ri i Manchester United
Demokracia
12:27 | 21 Prill 2022

Share:

Manchester United edhe zyrtarisht ka njoftuar se ka emëruar Erik ten Hag në postin e trajnerit të skuadrës.

“Djajtë e Kuq” dhe trajneri holandez kanë nënshkruar kontratë deri në qershor të vitit 2025, me opsion edhe për një vit tjetër, shkruan Demokracia.com.

Lajmin e ka bërë të ditur klubi anglez përmes një komunikate të lëshuar në uebfaqe.

“Manchester United është i lumtur të njoftojë emërimin e Erik ten Hag si menaxher i ekipit të parë për meshkuj, subjekt i kërkesave për vizë pune, nga fundi i këtij sezoni deri në qershor 2025, me opsionin për t’u zgjatur edhe për një vit tjetër”, thuhet në komunikatën e klubit anglez.


Erik ten Hag te Man United do ta zëvendësojë trajnerin e përkohshëm Ralf Rangnick.

52-vjeçari së fundmi ishte pjesë e Ajaxit, gjigantit holandez që nga viti 2017, ndërsa kishte kontratë deri në vitin e ardhshëm.

Ten Hag karrierën e kishte nisur si ndihmëstrajner te PSV për të drejtuar më pas Go Ahead Eagles, skuadrën II të Bayern Munich dhe Utrechtin./Demokracia.com/

Të ngjashme