Sport
Zyrtare: Basketbollisti Alan Wiggins, përforcimi i radhës i Prizrenit
Demokracia
10:11 | 02 Janar 2023

Share:

Klubi prizrenas i basketbollit, Prizrenit ka njoftuar të dielën se ka arritur marrëveshje me Alan Wiggins.

Alo-qendra është i gjatë 205 centimetra. Ai karrierën e ka zhvilluar në Francë, Japoni, Ukrainë, Turqi e Lituani.

Wiggins së fundmi ishte pjesë e Posusjes në elitën e basketbollit boshnjak, ku regjistroi 8 paraqitje me statistika prej 15.5 pikëve e 10.4 kërcimeve.

Kujtojmë se Prizreni të shtunën zyrtarizoi edhe transferimin e Adam Grant, i cili u aktivizua te Trepça në pjesën e parë të këtij edicioni./Demokracia.com/

Të ngjashme