Sport
Zyrtare: Ballkani do të përballet me Shkupin në “Play-Off”, nëse kalon Klaksvikun në Ligën e Konferencës
Demokracia
22:53 | 09 Gusht 2022

Share:

Shkupi, skuadra shqiptare nga Maqedonia e Veriut do të jetë kundërshtar i Ballkanit në “Play-Off”-in e Ligës së Kampionëve, por vetëm nëse kampioni i Kosovës e eliminon KI Klaksvikun.

Ballkani e zhvillon të enjten ndeshjen e kthimit kundër skuadrës nga Ishujt Faroe, me “portokallezinjtë” që kanë avantazhin 3:2 prej ndeshjes së parë në Prishtinë, shkruan Demokracia.com.

Kampioni i Maqedonisë së Veriut, Shkupi u eliminua sonte nga Shcmrock Rovers me rezultat të përgjithshëm 5:2 në rrethin e tretë kualifikues në Ligën e Evropës dhe kësisoj ata tani do të synojnë fazën e grupeve në Ligën e Konferencës.

Shkupi humbi 1:2 në ndeshjen e kthimit në kryeqytetin maqedonas, duke mos arritur ta përmbys ekipin irlandez./Demokracia.com/

Të ngjashme