Sport
Zyrtare: Arbëria shkarkon trajnerin pas dy lojëve në kampionat
Demokracia
22:17 | 11 Shtator 2021

Share:

Përformanca e Arbërisë në dy ndeshjet e para në Ligën e Parë, ka qenë jo edhe mirë por as e pritshme.

Dobrajasit sot në udhëtim pësuan humbje ndaj Vitisë me rezultat prej 1:0, ndërsa në ndeshjen e parë kanë barazuar me Flamurtarin.

Mirëpo, “Stuhia e Kuqe” me anë të një njoftimi ka liruar nga detyra shtabin teknik, të cilët kanë qenë trajneri Jeton Gashi me ndihmësit e tij Ylber Statovcin dhe Diamat Kadriolli, duke e mbyllur marrëveshjen në mënyrë të dyanshme, teksa pritet që në vazhdim do të dihen edhe hapat e reja të kësaj skuadre.

NJOFTIMI I ARBËRISË:

Kryesia e Klubit Futbollistik Arbëria në mbledhjen e jashtëzakonshme të mbajtur, për shkak të performancës në dy lojët e para e ka liruar Shtabin teknik nga detyra.

Kryesia e falemnderon Shtabin teknik për punën dhe angazhimin e deritanishëm.

Ditëve në vijim ju informojm për hapat tutje që do të ndërmarrë klubi. /Demokracia.com

 

Të ngjashme