Lajme
ZRRE miraton një rregull për vetëkonsumatorët, jep edhe disa licenca për projekte me erë dhe solare
Demokracia
16:28 | 18 Gusht 2023

Share:

Bordi i Zyrës së Rregullatorit për Energji e Kosovës (ZRRE) sot ka mbajtur seancën e tetë me radhë për ketë vit.

Në këtë seancë, Bordi ka miratuar Rregullën për vetëkonsumatorët me burime të ripërtëritshme.

“Me hyrjen në fuqi të kësaj rregulle, konsumatorët e energjisë elektrike të të gjitha niveleve të tensionit mund të fitojnë statusin Prosumator apo Vet-Konsumues, si dhe do të kompensohen me anë të faturimit neto për energjinë që ata injektojnë në rrjet”, thuhet në njoftimin e ZRRE-së.

Në këtë seancë, Bordi ka marrë vendim edhe për dhënien e autorizimit për ndërtim të projektit solar prej 150 MË në Komunën e Gjakovës për ndërmarrjen Solar Energy Group Europe, dhënien e autorizimit për ndërtim të projekteve tjera Solare me 1 MË për ndërmarrjen Eling Grup, si dhe Energy Development Grup prej 6 MË.

Po ashtu, Bordi ka trajtuar kërkesat për Wind Park Zatric me kapacitet total të dy projekteve prej 70 MË të cilat do të trajtohen sipas kornizën së rregulluar.

Po ashtu, në këtë seancë Bordi miratuar kërkesat për dhënie të licencave për ndërmarrjet Eurosol&Energy LTD, MCM COMMODITIES dhe MONTING.

“Të gjitha vendimet e Bordit të ZRRE do të publikohen në faqen elektronike zyrtare të ZRRE”.

Të ngjashme