Lajme
Zotimi i Kosovës se s’ka listë për arrestime, Hovenier: Ishim të qartë në komunikatë, po ju japë dy skenare
Demokracia
18:35 | 30 Dhjetor 2022
Arkiv

Share:

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Jeff Hovenier, në bashkëbisedimin e sotëm me gazetarë është pyetur edhe për komunikatën e përbashkët që kanë lëshuar me Bashkimin Evropian e në të cilën thuhet se kanë marrë garancitë nga lidershipi i Kosovës se s’ka listë për arrestime të njerëzve që kanë qëndruar në barrikada.

Hovenier ka thënë se i takon autoriteve të Kosovës të vendosin se çfarë duhet të ndiqet apo hetohet për aktivitet kriminal, megjithatë ka sqaruar se SHBA-ja mirëpret faktin që Kosova është zotuar se s’ka listë të njerëzve që do të arrestohen apo ndiqen për protestë paqësore apo për ekzistimin e barrikadave.

Ndërkohë ka shtuar se pas kësaj pason fjalia tjetër në të cilën thuhet se çfarëdo forme e dhunës është e papranueshme dhe e patolerueshme.

Hovenier për të shpjeguar këtë ka dhënë dy shembuj, duke bërë dallimin e atyre që kanë protestuar në mënyrë paqësore dhe atyre që kanë sulmuar policinë.

“Në qëndrimin e përbashkët që keni pasur bashke me BE-në ju mirëpritet faktin që Kosova s’ka listë që kanë qenë në barrikada. Ndërkohë në paragrafin tjetër ju keni kërkuar që të respektohet rendi dhe ligji. Pse nuk duhet të arrestohet çdo kush që në një mënyrë ka bllokuar ndoshta 10 % të territorit dhe ka vendosur në rrezik jetët e njerëzve në veri”, ka pyetur gazetarja.

“Pyetja se çfarë duhet të ndiqet për hetime kriminale dhe veprime është vendim i autoriteteve të Kosovës. Çfarë ne kemi thënë në qëndrim, se mirëpresim siguritë e liderëve të Kosovës që konfirmojnë, dhe do të lë që fjalët të flasin vetë, që s’ka listë të qytetarëve serbë që do të arrestohen apo ndiqen për protestë paqësorë/ ekzistimin e barrikadave. Dhe fjalia tjetër në të njëjtën kohë thotë që rendi dhe ligji duhet të respektohet. Dhe çfarëdo forme e dhunës është e papranueshme dhe nuk do të tolerohet.

Më lejo të të japë një skenar. Dikush është duke protestuar, një protestë e madhe në barrikadat e Rudares. Mirëkuptimi ynë është që Qeveria e Kosovës nuk e konsideron atë aksion si krim. Dhe nuk do të ndiqet askush për protestim dhe pse është prezent.

Ta japë një shembull tjetër. Dikush është duke protestuar tek barrikadat dhe gjuan me armë drejt policëve dhe gjuan me ë bombë diçka e tillë. Ky është një krim. E kemi thënë qartë që ligji duhet të respektohet dhe çfarëdo forme e dhunës është e papranueshme. Mendoj që kemi dhënë një dallim të madh të asaj se çfarë është një protestë paqësore dhe aktivitet kriminal”, ka potencuar Hovenier.

Të ngjashme