ShowBiz
“Zot na ruaj mendtë e kokës”, Morena Taraku reagon pas akuzave të Fjolla Morinës
Demokracia
10:20 | 01 Korrik 2023

Share:

Këngëtarja e njohur, Fjolla Morina, muajve të fundit ka qenë në vëmendje për shkak të disa postimeve që ka bërë në rrjete sociale.

Ajo është parë në një gjendje të rënduar emocionale, gjersa shpesh ka hyrë live dhe ka bërë akuza kundrejt kolegëve të saj.

Akuza shpesh dhe vazhdimisht ka bërë edhe për këngëtaren e njohur, Morena Tarakun.

Foto: Screenshot/Instagram

E njëjta theksoi se është e përfshirë ‘në një krim të organizuar’ duke përmendur edhe emra të tjerë.

Për këtë është bërë së fundmi një reagim nga artistja pejane, e cila me gjasë i referohet postimeve të Morinës.

 

“Zot na ruaj mendtë e kokës”, ka shkruar ajo në një postim të shpërndarë me ndjekësit në InstaStory.

Fjolla mes tjerash ka akuzuar edhe ish-partnerin e saj, Fisnik Sylën, me të cilin u martua rreth dy vite më parë në ishujt Maldive.

Të ngjashme