ShowBiz
Zonja e Parë këshillon këngëtaren Kelly Clarkson për dashurinë pas divorcit
Demokracia
11:33 | 25 Shkurt 2021

Share:

Zonja e Pare e SHBA, Dr.Jill Biden ka ndarë disa këshilla të divorcit me këngëtaren dhe prezantuesen Kelly Clarkson, në një intervistë.

Jill u divorcua nga burri i saj, Bill Stevenson, pas pesë vitesh martesë para se të takonte Joe Biden, burrin e saj të ardhshëm në vitin 1975.

Dyshja u martuan në vitin 1977, shkruan Demokracia.com.

Si një grua që kishte përjetuar divorcin ajo ka ndarë disa këshilla me Kelly Clarkson e cila vendosi t’i jepte fund martesës me Brandon Blackstock, pas shtatë vitesh.

“Nëse nuk do të isha divorcuar, unë nuk do të kisha takuar Joe-n, nuk do të kisha familjen e mrekullueshme që kam tani, kështu që mendoj se gjithçka ndodhë për të mirë”, i tha Biden, Clarkson.

Ajo mendon se e njejta gjë do t’i ndodhë edhe Kelly-t, dhe se pasi të kalojë një kohë ajo do të shërohet dhe do të surprizohet për të mirë.

Clarkson thotë se Zonja e Parë dhe nëna e saj kanë shumë ngjajshmëri, kanë lindur në të njejtin vit, janë fëmijët e parë në familje dhe të dyja janë mësuese. /Demokracia.com/

Të ngjashme