Lajme
Zogaj: Qeveria nuk po ndanë asnjë cent shtesë për Prishtinë
Demokracia
08:28 | 11 Nëntor 2023

Share:

Komuna e Prishtinës nuk është e kënaqur me buxhetin që po ia ndanë Qeveria e Kosovës.

Nënkryetari i kësaj komune, Alban Zogaj, ka thënë se Qeveria po injoron kërkesat e kryeqytetit në këtë drejtim.

Ai ka kërkuar që buxheti të rritet për shkak të numrit të madh të banorëve që ka kryeqyteti.

“Grandi nga Qeveria ka qenë grandi që i ndahet Prishtinës vazhdimisht pa ndonjë shtesë për kryeqytetin. Pra, nuk ka asnjë cent shtesë përveç asaj që i ka taku si i takon me ligj ne kemi kërkuar në vazhdimësi nga Qeveria e Kosovës ta ndihmojë Kryeqytetin më shumë sepse nuk është sikur ndonjë komunë tjetër. Pa dashur të bëjë ndonjë nënvlerësim, por kryeqyteti është qyteti ku të gjithë marrin shërbime jetojnë për një kohë të caktuar, sipas vlerësimeve të fundit si edhe vlerësimeve të Bankës Botërore në kryeqytet jetojnë rreth 400 mijë banorë gjatë javës kjo nënkupton se Prishtina jep shërbime për shumë banorë të kryeqytetit dhe të Kosovës por duhet edhe buxheti të rritet për Kryeqytetin”, ka thënë Zogaj për Ekonomia Online.

Të ngjashme