Lajme
Zogaj: Presioni për Gani Jakupin duhet të bëhet te Qeveria, që jep kontrata dashamirë
Demokracia
08:26 | 25 Nëntor 2023

Share:

Analisti Petrit Zogaj ka kritikuar ashpër Qeverinë e Kosovës për angazhimi e ekspertit të jashtëm Gani Jakupi.

Ai ka bërë me dije se në këtë aspekt nuk ka faj Gani Jakupi.

Sipas për presioni e kritika duhet të drejtohet në drejtim të qeverisë dhe ministres së Jashtme, Donika Gervalla, të cilët i kanë bërë këto kontrata për miq e dashamirë.

Ai ka bërë me dije se anagzhimi i Gani Jakupit nuk do t`i sjell asjë të mirë Kosovës.

Duhet me pase kujdes me Gani Jakupin. Nuk ka pike faji qe Jakupi ka nenshkru kete kontrate “modeste,” sipas Gervalles. Presioni e fushata duhet me shku ne drejtim te qeverise dhe ministres Gervalla, qe bejne keto kontrata per miq e dashamire te tyre, pa asnje efekt kthimi mbrapsht. Tash, meqe ky pushtet eshte i poshter, cmenduria mundet me shku deri ne ate pike saqe e inskenojne ndonje sulme ndaj Ganiut dhe burri edhe i merr paret edhe shnderrohet ne viktim. Prandaj, fokusi duhet me qene Qeveria e MPJ-ja, e jo ai artisti qe tek e fundit ka dite me e shite mire ‘vepren’.”, ka shkruar Zogaj në profilin e tij në “Facebook”.

Të ngjashme