Lajme
Zogaj për përgjimet: Kusari ka negociuar për të dhe në emër të Kurtit
Demokracia
19:06 | 11 Korrik 2023

Share:

Petrit Zogaj, analist, ka shkruar një status në të cilin ka komentuar përgjimet e publikuara nga Nacionale, ku konfirmohet se Mimoza Kusari-Lila, shefe e grupit parlamentar të VV-së, ka biseduar me Milan Radojiçiqin, nënkryetar i Listës Serbe, i dyshuar për vrasjen e Oliver Ivanoviqit, për frikësim të dëshmitarëve në rastin “Brezovica” dhe në listë të zezë të ShBA-së.

Zogaj ka shkruar se Kusari-Lila ka negociuar në emër të kryeministrit Albin Kurti, duke shtuar se “Mimoza nuk duhet me qenë viktima e radhës e Albin Kurtit”.

“Ajo qe Kurti sot duhet me dhene pergjigjje eshte se kur ka kerkuar nga Mimoza qe kjo te kordinohet me listen Serbe per agjenden ne Kuvend, per rrymen ne veri e per Gjykaten Kushtetuese. Kusari eshte politikane e rritur, por pushteti i Kurtit eshte i parezistueshem, e nese e kundershton ate, ai ta pergatit nje fleterrufe qe t’i jep fund karrieres politike.” – shkroi ai ndër të tjera.

Të ngjashme